MENOPAUZA, SIMPTOMAT E PARA TE SAJ

Menopauza është ndalimi i menstruacioneve tek një femër. Kjo periudhë fillon zakonisht në moshën 45-55 vjeç. Ka raste të rralla që fillon dhe më shpejt. Në fazën e menopauzës vezoret gati ndalojnë prodhimin e hormoneve: progjesteron dhe estrogjen. Gjithashtu dhe nivelet e testosteroneve ulen. Disa simptoma të menopauzës janë: djersitje natën, papritur të kesh vapë ose ftohtë, menstruacione të parregullta, humbje e hormonit libido (hormoni i seksit), ndryshime në humor dhe gjendje shpirtërore, lot të papritur, lodhje, çrregullime gjumi, rrallim i flokëve dhe rritje të qimeve të fytyrës, humbje memorie, rritje në peshë, vështirësi në përqendrim, depresion, ankth, dhimbje koke, dhimbje trupi, kruajtje lëkure etj. Pikërisht për të rralluar këto lloj simptomash, shumë femra rekomandohen të bëjnë terapi hormonesh. Në këtë terapi doktorët japin disa ilaçe që përmbajnë hormonet që janë shumë të ulëta për t’i ngritur ato në nivelin e femrave të tjera që janë në moshë më të re. Çdo femër ka nivel hormonesh të ndryshme, dhe prandaj kur shkon për vizitë tek doktori dhe kur konsideron këtë lloj terapie, ka disa lloje teste që bëhen, sepse çfarë është normale për një femër nuk është për tjetrën.

Mosha
Mes moshës 45 dhe 50-vjeçare në vezore piqet një numër i vogël i vezëve, kështu që ato tajisin gjithnjë më pak hormone femërore. Pak nga pak ovulacionet rrallohen, kurse menstruacionet ndërpriten: fillon menopauza. Konsiderohet si gjë normale nëse mbarimi i kohës së frytnimit fillon ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, ndërsa nëse gjakderdhja menstruale ndërpritet para moshës 45-vjeçare, kemi të bëjmë me menopauzën. Kjo ndodh për shumë arsye: për shkak të problemeve të trashëgimisë, të problemeve me organin riprodhues, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Pastaj, është dëshmuar se pirja e duhanit e bllokon para kohe punën e vezoreve. Ndodh që në kohën ndërmjet moshës 40 dhe 45-vjeçare cikli menstrual papritmas të bëhet i parregullt, kurse gjakderdhja të jetë më e gjatë dhe më e madhe. Në moshën që i paraprin menopauzës, vezoret tajisin më shumë estrogjen sesa ka nevojë, madje jo vetëm gjatë kohës së gjysmës së parë të ciklit (gjë që është normale), porse edhe në gjysmën e dytë. Në këtë mënyrë mukoza e anit është në mënyrë të pabarabartë, prandaj për këtë shkak gjakderdhja është më e gjatë dhe më e madhe. Kur ndodh të ketë gjakderdhje tepër të madhe dhe  të gjatë, është gjë e domosdoshme të hiqet endometria.

 

Vizitat
Gjatë kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa analiza. Vizita gjinekologjike dhe pap-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut (kolesteroli, trigliceridet dhe glikemia) janë të domosdoshme. Femrat më  të vjetra se 45 vjeçe do të duhej që çdo të dytin vit të kontrollohen në mamografi, ta bëjnë kontrollin radiologjik të gjinjve, me anë të të cilit mund të zbulohet kanceri në fazën e tij fillestare, atëherë kur ka mundësi të shërohet. Në bazë të çrregullimeve dhe të pengesave të shumta, gruaja vetë mund të dyshojë se a gjendet në fazën e paramenopauzës. Ndër shumë gra pengesat e këtilla janë të vogla, porse i ndiejnë gjatë shumë vjetëve, prandaj është mirë të dihet kur janë. Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara. Kur menstruacionet nuk shfaqen disa muaj me radhë çdo femër duhet të jetë e sigurt se gjendet në menopauzë. Megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Mjafton të bëhet analiza e gjakut. Edhe pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare, gjatë kohës së menstruacioneve të parregullta mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë. Më së miri është të evitohet me anë të hapave me dozë të vogël të hormoneve. Nuk rekomandohet të përdoret spiralja, sepse mund të nisë parregullsi më të madhe të menstruacioneve.

Simptomat e menopauzës, sa zgjasin dhe a mund të parandalohen
Simptomat e menopauzës shkaktohen nga ndryshimet e nivelit të estrogjenit dhe progesteronit. Ndërkohë që vezorja sa vjen e bëhet më pak funksionale ajo prodhon më pak estrogjen dhe progesteron, ndaj si rrjedhim trupi menjëherë reagon. Disa gra përjetojnë shumë pak, nganjëherë aspak, por disa të tjera përjetojnë simptoma të ndryshme që varirojnë nga ato të lehtat deri tek të rëndat. Ky variacion është normal, pasi një zbritje graduale e estrogjenit e lejon trupin që ngadalë të përshtatet me ndryshimet e hormoneve. Por tek disa gra ndodh zbritja e menjëhershme estrogjenit, duke shkaktuar kështu simptoma të rënda. Menopauza është një pjesë natyrale e zhvillimit të gruas që nuk vjen papritur dhe nuk mund të pretendohet për ta parandaluar. Megjithatë janë disa mënyra (mjekësore dhe jomjekësore) që ndihmojnë për reduktimin, por edhe eliminimin e disa simptomave që shoqërojnë menopauzën. Tek shumica e grave simptomat e menopauzës zgjasin relativisht për një kohë të shkurtër. Megjithatë niveli i estrogjenit tek gruaja zakonisht mbetet i ulët pas menopauzës. Kjo mund të ndikojë në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë organet urinare dhe seksuale, zemrën dhe kockat. Kështu në një farë mënyre ndryshimet e menopauzës mund të zgjatin gjatë gjithë jetës. Por duke ngrënë në mënyrë të rregullt, duke u marrë me aktivitet fizik dhe duke ndërmarrë ndryshime pozitive në jetë mund të ndikojë që gruaja të ndjehet mirë dhe të ketë një jetë të shëndetshme edhe pas menopauzës.

Këshilla për të hyrë lehtë në menopauzë

  • Merruni rregullisht me aktivitet fizik: E mban metabolizmin në formë dhe shpesh ndihmon për depresionin, ankthin, stresin dhe humbjen e peshës.
  • Ushqehuni me dieta të shëndetshme dhe të pasura me zarzavate, fruta dhe esenca te acideve vajore. Peshku i ujërave të ftohta përmban sasi të mjaftueshme të acideve vajore. Kjo ndihmon për të mbështetur sistemin nervor, i cili është i rëndësishëm për kujtesën dhe funksionimin e trurit.
  • Arrat dhe farat mund të shtohen në burimin e dietës, pasi përmbajnë proteina dhe acide vajore.
  • Shmangni sheqernat e panevojshme, alkoolin dhe kafen. Shmangni duhanin, pasi mund të ndikojë në ankthet e natës.
  • Kujtoni se ky balancim në trupin tuaj është gjithçka ndikon në shëndetin tuaj. Jini të sigurt për të ushqyer mendjen, trupin dhe të mbeteni fizikisht të shëndetshëm, kështu shpirti dhe jeta juaj emocionale do ju sjellin ndjenja pozitive dhe lumturi.


About these ads
  1. Lini një koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: